Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua takimi me përfaqësuesit e projektit “Convergence for Environmental Justice (CEJ)”, i financuar nga AFD dhe Expertise France, ku u prezantua Raporti i Vlerësimit të Nevojave për Pjesëmarrjen Publike në fushën e qeverisjes mjedisore.
Ky vlerësim synon të forcojë kapacitetet institucionale dhe qytetare për një vendimmarrje më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe transparente në nivel vendor, duke u përafruar me standardet e Bashkimit Europian (Kapitulli 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike).
Bashkia Elbasan po dëshmon se është një nga bashkitë më aktive në nxitjen e qeverisjes së hapur dhe pjesëmarrëse, duke integruar parimet e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP Local) dhe duke u bërë një model për transparencë dhe bashkëpunim me komunitetin.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.