Elbasan, risia/Në një të ardhme Prokuroria mund marrë në konsideratë sjelljen e të paraburgosurit për caktimin e masës së dënimit

NGA FATMIR POPJA

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua këtë mesjavë një takim
pune mes zv. Drejtuesit të këtij institucioni, Xhelian Seferi, Drejtuese Seksioni, Glenda Zeneli, Prokurorit, Gëzim Spahiu, si edhe Drejtorit të IEVP Elbasan, Altin Ago, Shefit të Policisë të IEVP Elbasan, Vladimir Skënderi dhe Juristit të IEVP Elbasan, Baki Sejdini.
Mes tyre u diskutua me shumë përgjegjësi rreth bashkëpunimit sa më efikas midis Prokurorisë dhe IEVP, Elbasan. Me mjaft rëndësi gjatë këtij takimi ishte edhe diskutimi mbi krijimin e praktikave sa më të mira dhe në përputhje me ligjin mbi ekzekutimin dhe njoftimin e vendimeve, sjelljes së të paraburgosurve ne IEVP dhe dinamikës së vuajtjes së dënimit. Me shumë profesionalizëm u diskutua edhe mbi çështjen e autorizimeve të familjarëve për zhvillimin e takimeve të tyre me të paraburgosurit në mënyrë që të mos lindin më problematika të cilat vitet e fundit nuk kanë qenë të pakta .Palët ranë dakord që në të ardhmen të shohin edhe mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi i cili do të ndikojë pozitivisht në shumë aspekte të punës së këtyre institucioneve .Risi do të jetë marrja e informacioneve nga Prokuroria për sjelljen e të paraburgosurve gjatë qëndrimit në IEVP .Sjellja e tyre në IEVP bazuar në informacione tejet korrekte dhe të detajuara mund të merret parasysh në kërkesën që prokuroria do ti përcjellë Gjykatës për caktimin e dënimit të personit në hetim.Kjo është një risi dhe shpresohet se mund të zbatohet në një të ardhme të afërt bazuar natyrisht në ligj për vendosjen dhe inkurajimin e standarteve ndërkombëtare për të mos patur teprim në masën e dënimit .