Dy burra dhe një grua po procedohen në gjendje të lirë pasi në kuadër të kontrollit antiduhan, dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive, ndaj një subjekti.
Policia e Elbasanit njofton se bëhet fjalë për H.M., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ( kryeinspektor); E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë ( Inspektore) dhe A.M., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), që të gjithë pranë ISHSH dega Elbasan.
Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u procedua penalisht shtetasi: G.P., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi në ambientet e lokalit që e kishte në përdorim ushtronte aktivitetin të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular, i cili dyshohet se me atë zhvillohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Top Channel