Monday , August 18 2025

Elbasan/ Policia Bashkiake informon qytetarët për Elba Parking – parkim i lehtë dhe pa stres

Policia Bashkiake e Elbasanit është në terren këto ditë, duke informuar qytetarët për mënyrën më të re dhe efikase të parkimit në qytet: aplikacionin Elba Parking.

Ky aplikacion inovativ i vjen në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që dëshiron të parkojë shpejt, thjesht dhe pa stres. Me vetëm disa klikime, qytetarët mund të:

Regjistrohen në aplikacionin Elba Parking

Përfitojnë 10 orë parkimi falas

Paguajnë menjëherë nga telefoni

Shmangin vonesat dhe gjobat për tejkalim të kohës së parkimit

Fushata sensibilizuese po zhvillohet në pika të ndryshme të qytetit me qëllim lehtësimin e jetës urbane dhe krijimin e një kulture të re parkimi të zgjuar në Elbasan.