Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.
Një vajzë e re, rreth të 30-tave dyshohet se ka pësuar një krizë epilepsie teksa lëvizte me makinë dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër në kryqëzim. Në momentin e aksidentit, e reja ishte duke udhëtuar me foshnjen e saj, që ndodhej në pjesën e pasme dhe për fat të mirë nuk ka pësuar dëme pasi ka qenë në sexholino.
Qytetarët që ndodheshin aty pranë i kanë shkuar menjëherë në ndihmë deri sa ambulanca ka mbërritur dhe ka bërë transportimin e vajzës drejt spitalit. Për momentin ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Mesazhi i qytetares:
“Dyshohet se vajza qe ka qen duke i dhen automjetit te bardh i cili shkaktoi aksidentin dyshohet se eshte me epilepsi Ne sediljen e pasme ka qen e shoqeruar dhe me foshnjen e saj Per sa i perket aksidentin deme te medha nuk pati por vajza rreth te 30 ve shoqerohet ne spital me aumbulanc Ambulanca ka mberritur menjehere ne vendngjarje”.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.