Policia e Elbasanit ka ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit.
Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Policia ka proceduar penalisht tre administratorët e subjekteve, R.K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj). Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.