Një jetë dedikuar profesionit të çobanit, është historia e 59-vjeçarit Kujtim Sina nga fshati Vidhas i Elbasanit.
Për të bagëtia është njësoj si fëmijët, pasi kujdesi kundrejt tyre është tepër i madh.
Kujtimi rrëfen se dashurinë për bagëtitë e ka kultivuar në moshë të vogël, e më pas profesioni i çobanit e ka ndjekur tërë jetën, edhe pas viteve 90 kur ai emigroi në shtetin Grek, sërish edhe aty punoi si çoban.
Pas një kalvari vuajtjesh të një emigranti, Kujtimi vendosi të kthehej në vendlindje, ku përveç kultivimit të kulturave bujqësore, vendosi të hapë një sipërmarrje një stallë me 50 kokë bagëti.
“Është e vështirë, sepse do përkujdesje. Kam kërkesa edhe nga bashkëfshatarët e mi“, tha ai.
Fshati Vidhas i qytetit të Elbasanit prej kohësh ka qenë i njohur për kultivimin e pemëve të frytit dhe vreshtarisë, tashmë shumë fermer janë të interesuar të ngrejë edhe stalla me bagëti të imta, duke parë edhe subvencionet e dhëna nga qeveria.
/rtsh.al/