Florenc Kovaçi ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Elbasan, ndërsa vëllai i tij, Mikeli është transportuar i plagosur në spital. “ABC” mëson se dy vëllezërit janë përfshirë në një përleshje fizike me disa persona të tjerë pas debatit që nisi për një vajzë.
Goditjet me thikë i morën jetën në vend Florencit. Vëllai i tij ka disa plagë në trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Elbasanit. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe arrestimin e autorëve
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .
Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.