Një 34 vjeçar është kapur nga policia në fshatin Papër të Elbasanit. Erion Etemaj , 34 vjeç u arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë.
Ky shtetas, banues në Elbasan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar masën e arrestit në burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pritet ekstradimi i tij në Kosovë, teksa Interpol Tiranapo bashkëpunon me autoritetet kosovare.
‘Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në fshatin Papër dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
E. E., 34 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata Themelore e Pejës, me vendimin e datës 30.10.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.’, njofton policia.
Më 4 tetor të këtij viti policia e Kosovës ka shpallur në kërkim 3 shtetas shqiptarë mes të cilëve edhe Erion Etemaj, të cilët akuzohen për rastin e laboratorit të drogës në Pejë. Në këtë laborator pas aksionit të policisë së Kosovës u sekuestruan 1 ton drogë, kanabis./Shqiptarja.com