Tuesday , July 15 2025

Elbasan/ Në arrest shtëpie për vjedhje, 19-vjeçari nuk vë mend. Thyen masën dhe vjedh një automjet

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi theu masën e sigurisë dhe gjatë natës vodhi një automjet.

“19-vjeçari theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja” dhe dyshohet se më datë 14.07.2025, gjatë natës, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases Xh. Sh”, njofton policia. Nga verifikimet rezultoi se 19-vjeçari e drejtonte automjetin, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al