Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Xibrakë të Elbasanit pas mesnatës.
Sipas burimeve nga Report Tv në shtëpinë e përfshirë nga flakët nuk raportohet për viķtima ndërsa në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse dhe një autoambulancë në përpjekje për të shuar zjarrin. Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet, duke përfshirë të gjitha ambientet banesës. Dyshimet për shkakun e zjarrit thuhet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.