Virusi hyn në shkollat e qarkut të Elbasanit/ Infektohen 2 mësues në Elbasan dhe Cërrik

Megjithëse me ritëm të ulët dhe akoma jo shumë shqetësues, koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë shkollat e vendit. Kështu dy mësues gjimnazi në qarkun e Elbasanit janë infektuar me koronavirus ditën e sotme. Sipas informacioneve të fundit mësohet se një rast është shënuar në qytetin e Elbasanit dhe një tjetër në Cërrik.

Pas simptomave, mësuesit u janë drejtuar institucioneve shëndetësore për të bërë tamponin dhe përgjigja që morën ishte pozitive.  Mësuesit e prekur me Covid-19 janë karantinuar, ndërsa pritet që t’u bëhet tamponi edhe kontakteve të tyre. Ndërkaq në rank kombëtar e kanë fituar betejën me virusin 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.