Elbasan/ Merr flakë makina, digjet pjesërisht dhe një automjet tjetër

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan. Makina është djegur pjesërisht.

Gjithashtu mësohet se është djegur edhe një automjet i parkuar aty pranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjetin tip “Benz”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/