Elbasan/ Mbahet takimi për Pjesëmarrjen Publike në Qeverisjen Mjedisore

Sot u zhvillua takimi për validimin e raportit “Vlerësimi i Nevojave për Pjesëmarrjen Publike në Qeverisjen Mjedisore në Bashkinë Elbasan”, hartuar në kuadër të projektit CEJ – Convergence for Environmental Justice, me mbështetjen e Expertise France dhe AFD.

Gjatë takimit u diskutuan gjetjet, sfidat dhe rekomandimet e raportit, të cilat janë në përputhje me përpjekjet e Bashkisë Elbasan për forcimin e transparencës, pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit në fushën e mjedisit.

Bashkia Elbasan ka ndërmarrë një sërë hapash konkrete për ndërtimin e një administrate të hapur dhe gjithëpërfshirëse, ndër të cilat:

✅ Zbatimi i procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje, ku qytetarët kontribuojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen lokale;

✅ Krijimi i Forumit të Qeverisjes së Hapur (OGP Local Elbasan), që synon të forcojë transparencën institucionale dhe të bëjë qytetarët pjesë të procesit politikbërës për politika më të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Elbasani po dëshmon se qeverisja e hapur dhe mbrojtja e mjedisit ecin krah për krah drejt një qyteti më të pastër, më të përgjegjshëm dhe më afër qytetarëve.