Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta dhe me mbështetjen financiare të Republikws sw Bullgarisë, organizuan konferencën kombëtare Zhvillimi i ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Shqipëri.
Konferenca synon të rrisë ndërgjegjësimin e aktorëve institucionalë, profesionistëve dhe shoqërisë ndaj rëndësisë së fëmijërisë së hershme, duke e trajtuar atë si prioritet global zhvillimor.
Bashkia Elbasan ndau vizionin e saj për një shoqëri gjithëpërfshirëse, të ndjeshme dhe mbështetëse ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, me fokus garantimin e mundësive të barabarta që në fazat e para të zhvillimit.

Nënkryetarja e bashkisë, Klaudja Krasnika, theksoi rolin themelor të ndërhyrjeve të hershme në zhvillimin afatgjatë të fëmijëve.
“Ndërhyrjet e hershme u japin fëmijëve me nevoja të veçanta më shumë mundësi të rriten, të mësojnë, të socializohen dhe të integrohen plotësisht në jetën e komunitetit,” – u shpreh Krasnika.
Përfshirja e Bashkia Elbasan në këtë nismë është realizuar përmes Drejtorisw sw Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, në kuadër të projektit që ka sjellë aktivitete mbështetëse për fëmijët, forcim të kapaciteteve profesionale dhe modelim të praktikave bashkëkohore në fushën e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.
Ky bashkëpunim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt institucionalizimit të shërbimeve të standardizuara dhe të bazuara në qasje moderne, me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve sociale dhe në promovimin e politikave lokale me fokus te mirëqenia e fëmijëve dhe e komunitetit.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.