Elbasan, mbahet Asambleja e zgjeruar e PS/ Diskutohen prioritetet dhe angazhimet për zhvillimin e qytetit

Në Elbasan u mbajt Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste, me pjesëmarrjen e drejtuesit politik, Arbjan Mazniku dhe strukturave drejtuese të PS-së në nivel qarku dhe bashkie.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet kryesore dhe angazhimet konkrete që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social të Elbasanit, forcimin e shërbimeve publike, si dhe nxitjen e investimeve që krijojnë mundësi të reja punësimi.

Në fokus të asamblesë ishte edhe bashkëpunimi më i ngushtë mes institucioneve vendore dhe qendrore, për të garantuar që projektet në infrastrukturë, arsim, mjedis dhe turizëm të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e angazhimit të përditshëm të strukturave socialiste në shërbim të komunitetit dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve përmes rezultateve konkrete në terren.