Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme disa kosha plehrash në bulevardin kryesor të Elbasanit. Flakët, të cilat u vunë re nga kalimtarët, krijuan panik mes qytetarëve, ndërsa shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë për të neutralizuar situatën.
Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, banorët e zonës kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke kërkuar masa më të forta për parandalimin e akteve të tilla, të cilat dëmtojnë mjedisin dhe rrezikojnë sigurinë publike.