Wednesday , November 30 2022

Elbasan/ Konvikti parauniversitar “Ymer Tola” me infrastrukturë dhe bursë të plotë nga Bashkia për nxënësit

Një nga prioritetet e Bashkisë së Elbasanit, është edhe puna e përditshme në konviktin e nxënësve “ Ymer Tola” e cila prej disa muajsh menaxhon konviktin si edhe shërbimin e ngrënies në mencë.

Standartet e shërbimit janë optimale, pasi Bashkia ka investuar në burime njerëzore, duke garantuar shërbim cilësor me kujdestarë 24 orë, shërbim rojesh, infermiere, mbikëqyrje me kamera, detektorë, internet, etj.

Nënkryetarja e Bashkisë Vesa Liço, e cila ka vizituar ambjentet e këtij konvikti parauniversitar ka pohuar se “në punën tonë të përditshme është prioritet edhe konvikti i nxënësve të shkollave të mesme, i cili mbulohet tërësisht nga fondet e bashkisë Elbasan, duke i akorduar çdo nxënësi i cili strehohet në këtë konvikt bursë të veçantë për të mbuluar të gjitha shpenzimet që përmban ky shërbim. Bashkia Elbasan është duke u përpjekur çdo ditë e më shumë për të përsosur standardet e shrbimit të tij. Në kërkojmë që ky të jetë një strehim dhe një ambient sa më afër familjes ku ata të kenë kushtet optimale për të jetuar, mësuar dhe për tu socializuar me njëri tjetrin”.

Konvikti nga ana infrastrukturore është mëse i përmbushur nga standardet përkatëse, ç’ka janë akomoduar të gjithë nxënësit që kanë kërkuar ta marrin këtë shërbim dhe të cilëve u ofrohet ky shërbim si dushi, strehimi, fjetja, ngrënia por edhe më shërbime shtesë të cilat janë të domosdoshme për sistemin arsimor si sallat e studimit apo shërbimin e internetit.

Liço, inkurajon të gjitha familjet, për fëmijët që jetojnë në një rreze prej më shumë se 5 km, ti akomodojnë pranë konviktit parauniversitar, pasi sipas saj  “ky institucion përmbush të gjitha standardet e shërbimit dhe sigurisë. Gjithashtu nxeneve te akomoduar ne konvikt u akordohet burse e plotë nga bashkia, bursë e cila mbulon  tërësisht shpenzimet e jetesës së një nxënësi.

Konvikti ofron strehim e sherbime për nxënës të shkollave të mesme të qytetit.

Advertisement