Friday , June 20 2025

Elbasan/ Iu aksidentua punonjësja në punë, arrestohet drejtuesi teknik i një subjekti

Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 47 vjeç, me detyrë drejtues teknik në një subjekt privat për prodhimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit, në fshatin Bradashesh.

Arrestimi u krye pas ngjarjes së ndodhur më 18 qershor, ku gjatë ushtrimit të detyrave të punës u dëmtua aksidentalisht një punonjëse, shtetasja I. Ç., 67 vjeçe. E dëmtuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se janë shkelur rregullat e sigurisë teknike në punë. Shtetasi E. G. u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.