Saturday , May 3 2025

Elbasan/ Inskenuan shpërthimin me tritol, arrestohen xhaxhai dhe nipi. Detaje

Një shpërthim me tritol tronditi banorët e lagjes Partizani në Elbasan pak pas mesnate. Fillimisht shpërthimi i lëndës plasësë u mendua si lidhje me ngjarje kriminale por vetëm pak orë më pas poliCia e Elbasanit ka bërë të mundur zbardhjet e plotë të shpërthimit të rëndë.Sipas hetimeve paraprake rezulton se lënda plasëse është vendosur me urdhër nga pronari e këtij apartamenti i identifikuar si Arbër Pepa me qëllim për të përfituar azil në vendet e Bashkimit Europian.

Burime nga policia e Elbasanit bënë me dije se Arbër Pepa kaloi kufirin për në Greqi pas mesnate me gruan dhe fëmijën ndërkohë që vetëm pak minuta më pas nipi i tij ka vendosur sasinë e lëndës plasëse në banesë.Nga hetimet paraprake policia arriti të identifikonte nipin e Arbër Pepës dhe të bëntë shoqërimin e tij drejtë ambinteve të komisariatit të policisë, nga ku ky i fundit ka treguar të gjithë ngjarjen. Policia menjëherë ka kërkuar ndihmën e autoriteteve greke për të bërë të mundur lokalizimin e familjes Pepa.

 Sapo është gjetur vendndodhja e Pepës ai është shoqëruar në doganën shqiptare nga ku është vënë menjëherë në pranga dhe pritet kthimi i tij në Elbasan nga ku do të përballet me akuzat e veprës penale që ka kryer.Banorët e pallatit u shprehen të indinjuar pasi veç trembjes që iu shkaktoi shpërthimi gjithashtu kanë pësuar dëme materiale të shumta.