Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në fshatin Papër pranë Elbasanit, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Shtetasi, identifikuar si E. B., u kap teksa po qarkullonte me automjet.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit në Spanjë, më 30 qershor 2025, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Tani po kryhen procedurat për ekstradimin e tij në Spanjë, në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet homologe.