Një 34 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se përmes mashtrimit i mori një shumë 40 mijë euro pronarit të një ferme duke e mashtruar se do i blente bagëti.
I arrestuar është Neritan Dobra, 34 vjeç,
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40 500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë, me këtë vlerë, për llogari të 43-vjeçarit. 34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar.
Operacioni u kodua ‘Ndërmjetuesi’