Saturday , April 19 2025

Elbasan/ Harruan ngrohësen ndezur, përfshihet nga flakët apartamenti, dëme të shumta materiale

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan. Nga flakët mësohet se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëse të harruar ndezur. Dy zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes duke lokalizuar dhe fikur zjarrin.