Thursday , February 27 2025

Elbasan – Gruaja akuzohet për postime fyese ndaj bashkëshortit në TikTok

Një tjetër rast është referuar në Prokurori nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Shtetësja K. Sh., 35 vjeçe, dyshohet se ka postuar në rrjetin social TikTok materiale fyese dhe ofenduese për bashkëshortin e saj, me të cilin është në proces për zgjidhjen e martesës.

Ky veprim ka sjellë ngritjen e procedimit penal për shpifje dhe ofendim publik, pasi materialet që janë postuar kanë pasur karakter të dëmshëm dhe kanë shpërndarë informacione të pavërteta për marrëdhënien e saj.
Puna për ndjekjen e autorëve dhe rasteve të ngjashme po vazhdon për të mbrojtur të drejtat e individëve në internet.