Sunday , August 17 2025

Elbasan/ Goditi me sende të forta një shtetas, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 33-vjeçar.

Blutë po punojnë për kapjen e autorit.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:

-shpallën në kërkim shtetasin O. B., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 33-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit O. B..

(BalkanWeb)