Elbasan/ Gjendet pa shenja jete në banesë një grua

Mbrëmjen e djeshme, në Elbasan, është gjetur pa shenja jete në banesë shtetasja Q. B., 58 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e vetëvarjes. (Në trajtimin e rasteve të tilla, informacioni jepet vetëm sipas të dhënave zyrtare të policisë, pa detaje të panevojshme.)

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.