Elbasan – Gjendet një trup i pajetë në anë të rrugës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje. Një person është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në aksin Elbasan-Librazhd. Dyshohet se vΙktΙma është aksidentuar nga një ambulancë me targa maqedonase. Ndërkohë, ambulanca në fjalë, raportohet se po ndihmon një tjetër person me oksigjen, çka rezulton se ka përplasur dy persona. Njërin për vdêkjê.

Burime për FaxNeës bëjnë me dije se në afërsi të trupit të pajetë ndodhet një motor dhe një person tjetër, i cili po merr oksigjen në një ambulancë. Dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një aksident, ku personi që ka ndërruar jetë mund të jetë goditur nga ambulana me me targa maqedonase.