Një magazinë është përfshirë nga flakët në lagjen “Shënkoll”, në Elbasan, mbrëmjen e sotme.Magazina është në pronësi të Leonard Mustafait. Ndërkaq, gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se nga flakët nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Mësohet se, materiali i djegur nga zjarri përdorej për tapiceri. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Bëhet me dije se, dëmi i shkaktuar nga flakët në magazinë arrin vlerën e mijëra eurove.