Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga shkolla e mesme artistike “Onufri” në Elbasan.
Rama shkruan se ky është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Elbasanit. Kreu i qeverisë shkruan se shkolla është rindërtuar me standarde europiane, me klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër dhe sallë koncertesh për 340 nxënës-artistë.
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e mesme artistike “Onufri” në Elbasan, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Elbasan, e rindërtuar me standarde europiane, me klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër dhe sallë koncertesh për 340 nxënës-artistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.