Ulja e temperaturave nuk ka kaluar as këtë vit pa pasoja për më të vegjlit.
Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit me probleme të traktit respirator, temperaturë të lartë e ftohje. Rastet më të rënduara kërkojnë hospitalizim.
Mjekët këshillojnë kujdes nga luhatjet e temperaturave dhe konsumim të lëngjeve të freskëta. Gjithashtu mjekët vërejnë të alarmuar konsumimin e pijeve energjike tek fëmijët nën 12 vjeç.
Gjithashtu në spitalin e Elbasanit ka paraqitje të shtuar për të marrë ndihmë mjekësore edhe të moshave të treta, sidomos të sëmurët kronikë.
Top Channel
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.