Sunday , August 17 2025

Elbasan/ Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari

Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasin M. L., 59 vjeç, pasi po drejtonte makinën i dehur.

Ndërkohë në aksin rrugor “Dërstilë-Gjinar” u përplasën dy motomjete që drejtoheshin nga E. B., 18 vjeç, dhe një 15-vjeçar, pa leje drejtimi.Të dy janë vënë nën hetim.

Gjithashtu, një 17-vjeçar u procedua pasi iu gjet një sasi e vogël kanabisi.

“arrestuan në flagrance shtetasin M. L., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 18 vjeç dhe për një 15-vjeçar, pasi në aksin rrugor “Dërstilë-Gjinar”, janë përplasur motomjetet që drejtonin pa leje. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.“, njofton policia.