Elbasan/ Bëjnë për ‘spital’ bashkëmoshatarin e tyre, policia procedohen tre të mitur

Tre të mitur janë proceduar penalisht në Elbasan pasi dhunuan 15-vjeçarin si pasojë e një sherri për motive të dobëta.

15-vjeçari i lënduar pasi ka marrë mjekimin e duhur është larguar për në banesë.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (14, 15 dhe 16 vjeç), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen “Çlirimi”, me një 15-vjeçar, i cili pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë.