Elbasan/ Dhunë në familje, 43-vjeçari nën hetim pasi goditi bashkëshorten

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. C., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 43-vjeçareje, e cila më parë ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Policia njofton se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbatimin e masave ligjore ndaj autorit.