Ekipi i ASHP është angazhuar sot në një aksion pastrimi përgjatë Unazës Jugore të qytetit të Elbasanit.
Fokusi i ndërhyrjes ishte pastrimi dhe mirëmbajtja e pusetave të kullimit të rrugës, me qëllim sigurimin e qarkullimit normal të ujërave gjatë reshjeve të pritshme në muajt e ardhshëm.
Ky aksion vjen si pjesë e masave parandaluese për përballimin e sezonit të shirave, duke reduktuar rrezikun e bllokimeve dhe përmbytjeve në një nga segmentet më të frekuentuara të qarkullimit rrugor në qytet.

ASHP ka bërë të ditur se aksione të ngjashme do të vijojnë edhe në zona të tjera të Elbasanit, për të garantuar një infrastrukturë rrugore funksionale dhe të sigurt gjatë gjithë periudhës së vjeshtës dhe dimrit.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.