Elbasan/ Arrestohen dy të rinj, u kapën me lëndë narkotike

Në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit:

A. J. alias A. D., 31 vjeç, dhe

D. R., 18 vjeç,

të cilët u kapën duke poseduar sasi të vogla lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet janë në ndjekje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.