Nga Fatmir Popja
Nё Gjykatёn e Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan, nё kuadёr të projektit “Mbështetje për Drejtësinë e Aksesueshme për Gratë dhe Burrat në Shqipëri” u zhvillua një 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 ku 𝐢𝐬𝐡te e pranishme edhe Ambasadorja e Republikёs Federale të Austrisë në Shqipëri ,Monika Zach si edhe Gjykatёs nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.Gjatë diskutimeve z𝐯.𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 kësaj Gjykate,𝐀𝐫𝐭𝐮𝐫 𝐏𝐫𝐞𝐧𝐠𝐚 vlerёsoi bashkёpunimin ndёr institucional mes Gjykatёs dhe Drejtorisё sё Ndihmёs Juridike tё Garantuar nga Shteti. Nga statistikat qё disponon kjo Gjykatë vihet re njё rritje e konsiderueshme e kёrkesave tё paraqitura nё Gjykatё pёr pёrfitim tё Ndihmёs Juridike tё Garantuar nga Shteti nga shtresat vulnerabёl tё shoqërisё pёr atё kategori personash me të ardhura të pamjaftueshme ose pa të ardhura, të moshuarit,pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, çka do tё thotё se, personat nё nevojё tё Elbasanit kanё patur mundёsi tё mёdha pёr Aksesin nё Drejtёsi dhe pёrfitim tё Ndihmёs Juridike Parёsore dhe Dytёsore.
Kёrkesat e paraqitura vitet e fundit pёr marrjen e Ndihmёs Juridike nga Shteti janё rritur ndjeshëm dhe fokusohen kryesisht tek kёrkesat me objekt zgjidhje martese, lёshim urdhër mbrojtjeje, përfitimet e ushqimit për fëmijët në ngarkim, njohja e viteve të punës/përfitimi i pensionit, përfitimet nga skemat e mbrojtjes shoqërore dhe çështjet e pronësisë, pёr rrjedhojё me rritjen e numrit tё kёrkesave me kёtё objekt janё rritur edhe pёrfituesit e Ndihmёs Juridike.
Pёrtej progresit të dukshëm nё rrugёtimin e kёtij projekti vihet re se, ёshtё njё projekt i cili ka kaluar nёpёrmjet një rrugëtimi sfidash dhe sigurisht qё janё hasur problematika dhe vёshtirёsi pёr tё cilat mund tё vijohet tё punohet pёr pёrmirёsim. Njё prej tyre ёshtё tarifa e pёrcaktuar pёr avokatёt nga Kёshilli i Ministrave, tarifё e cila na pengon nё gjetjen e avokatёve apo juristёve profesionistё dhe cilёsorё.𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ё𝐬 𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐀𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢 𝐳𝐧𝐣. 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐤𝐚 𝐙𝐚𝐜𝐡 nё fjalёn e saj tha se ideja e dhёnies sё Ndihmёs Juridike Falas ёshtё thelbёsore dhe shumё e rёndёsishme pёr ofrimin e Ndihmёs Juridike pёr shtresat nё nevoje tё cilёt nuk kanё mundёsi ta paguajnё atё, kjo ёshtё njё mundёsi qё i ofron kёtyre individёve tё pёrfitojnё Aksesin Falas nё Drejtёsi.
Dёshiroj tё theksoj tha ambasadorja se puna qё po bёjnё kёshilltarёt apo ndihmёsit ligjor ёshtё njё punё vёrtet mjaft e vyer pёr asistimin e tё gjithё personave qё e kanё tё nevojshme marrjen e informacionit ligjor, çka do tё thotё se pavarёsisht nёse kёrkesa e tyre do tё pёrfundojё nё procedura gjyqёsore ose jo, ata gjithёsesi kanё marrё konsulencёn dhe mbёshtetjen e nevojshme ligjore. Pёr sa i pёrket sfidave tё cilat i pёrmendet dhe ju, por edhe ne sё bashku me njeri –tjetrin i kemi diskutuar, njё prej tё cilave ёshtё edhe shtrirja e madhe e kёtij projekti, ndaj jemi tё angazhuar pёr zgjidhjen e problematikave dhe jemi besimplotё qё ky ёshtё njё projekt i vlefshёm dhe duhet zhvillur dhe pёrmirёsuar mё tej.𝐆𝐣𝐲𝐪𝐭𝐚𝐫𝐣𝐚 ,𝐀𝐮𝐫𝐨𝐫𝐚 𝐀𝐥𝐢𝐦𝐚𝐝𝐡𝐢 nga ana e saj e vlerёsoi tё rёndёsishme shkёmbimin e eksperiencave ndёrinstitucionale pёr pёrmirёsimin e problematikave tё caktuara për sa i takon çёshtjeve qё lidhen me Ndihmёn Juridike Falas tё Garantuar nga Shteti.
Gjykata e Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr shkak dhe tё madhёsisё sё qarkut, ka regjisturar njё numёr tё lartё kёrkesash pёr Ndihmё Juridike Falas tё natyrёs civile dhe penale. Vlerёsoj se ky ёshtё njё mekanizёm shumё efiçent pёr tё siguruar Aksesin nё Gjykatё. Ky projekt i jep mundёsi çdo kategorie sociale tё shoqёrisё tё sigurojё nё mёnyrё profesionale Aksesin nё Drejtёsi dhe ёshtё njё projekt i cili duhet tё shtrijё fushё-veprimin e tij edhe nё Gjykata tё tjera tё Republikёs sё Shqipёrisё. Miratimi i Ligjit pёr Ndihmёn Juridike tё Garantuar nga Shteti nё vitin 2017 na ka dhёnё kohёn e nevojshme pёr analizimin si tё arritjeve, por edhe evidentimin e prolematikave qё mund tё kenё hasur institucionet pёr sa i takon zbatimit tё kёtij Ligji.Do e vlerёsoja me interes qe Drejtoria e Ndihmës Juridike si aktor kryesor nё kёtё projekt, tё organizojё takime tё tilla konstruktive nё çdo Gjykatё tё Republikёs sё Shqipёrisё pёr tё arritur nё diskutimin për gjetjen e zgjidhjeve të pёrshtatshme tё problematikave, por edhe pёr propozimin e ndryshimeve tё nevojshme ligjore. Predispozita e Gjykatёs ёshtё ti trajtojё me objektivitet kёrkesat pёr Ndihmёn Juridike dhe t`u krijojё mundёsi objektive palёve tё pёrfitojnё Ndihmёn Juridike. Gjyqtarja ,Aurora Alimadhi sygjeroi krijimin e njё zinxhiri koordinimi tё gjithё aktorёve pёr tё adresuar saktё problematikat dhe për të gjeneruar zgjidhje efiçente.𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐏ё𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡ё𝐦 𝐢 𝐍𝐝𝐢𝐡𝐦ё𝐬 𝐉𝐮𝐫𝐢𝐝i𝐤𝐞 ,𝐄𝐫𝐠𝐲𝐬 𝐐𝐢𝐫𝐢𝐜𝐢 tha se kur u inagurua Qendra e Ndihmёs Juridike nё Elbasan nё vitin 2020 nuk menduam qё do tё kishim ketё numёr tё lartё kёrkesash pёr Ndihmё Juridike Parёsore dhe Dytёsore duke i mundёsuar shtresave nё nevojё pёrfaqёsim profesional juridik nё procese gjyqёsore. Shifrat janё impresionuese, nga Analiza Vjetore e Institucionit konstatuam se vetёm pёr vitin 2024 janё regjistruar 6222 qytetarё qё kanё marrё nё mёnyrё tё drejtёpёrdrejtё Ndihmё Juridike Parёsore, e cila mbulohet jo vetёm nga Qendrat e Ndihmёs Juridike nё Gjykata, por edhe nga Organizatat Jofitimprurёse dhe nga Klinikat e Ligjit. Nё Gjykatёn e Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan ka patur edhe 89 vendime gjyqёsore pёr Ndihmen Juridike pёr vitin 2024. Nё lidhje me Dhomёn e Avokatisë në Shqipëri, vihet re qё lista ka nisur tё zgjerohet dhe synohet nё profilizimin e avokatёve pёr dhёnien e Ndihmёs Juridike duke mundësuar asistimin nё specializim tё profilizuar tё tyre nё çёshtje penale dhe civile.