Zbrazje totale e shesheve dhe e rrugëve dhe gjendje e vërtetë shtetërrethimi në Elbasan.
Gjatë ditës së sotme është respektuar me përpikmëri vendimi i fundit i qeverisë lidhur me lëvizjet dhe qëndrimin në banesa.
Krahasuar me një ditë më parë situata është krejt ndryshe. Ndërgjegje apo frikë, nuk ka shumë rëndësi.
Fotot tregojnë se në rrugë nuk lëviz askush me përjashtim të patrullave , individëve dhe automjeteve me autoriuzim të posaçëm.
Sa i përket situatës pandemike, me përjashtim të dy rasteve të deklaruara tashmë, deri më tani në Elbasan të gjitha testet kanë dalë negative. Megjithatë burime bënë me dije për infoelbasani.al se po pritet testi i një shtetasi tjetër i cili ka qenë jashtë shtetit.
Për më shumë shihni fotot: