Dy persona janë të arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka në Elbasan dy ditë më parë.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se bëhet fjalë për ish-ortakun e tij si dhe rojen e karburantit. Ky i fundit është akuzohet për veprime që pengojnë të vërtetën, ndërsa asnjëri prej tyre nuk është autor.
Ndërkohë, Naldo Gjoni ndodhet ende i shoqëruar nga policia. Një natë më parë policia ushtroi kontroll në banesën e tij në Lezhë, pasi dyshohet se ai ka përdorur më parë mjetin ‘Audi’ që u dogj pas ngjarjes.
Edmond Mëhalla u vra mbrëmjen e se dieles në Elbasan. I njohur edhe si Edmond Hyka, ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba./tch
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.