Mesfushori i talentuar francez, Eduardo Camavinga, ka thyer një rekord 110-vjeçar te kombëtarja e Francës. Ylli i Rennes bëhet lojtari i parë që nga viti 1910 që luan tre ndeshje për Francën para se të mbushë 18-vjeç. Ky rekord, mbahej nga Daniel Mercier dhe për plot 110 vite, asnjë futbollist poshtë 18-vjeç nuk kishte arritur të luante tre ndeshje për kampionët e botës, as vetë supertalenti Kylian Mbappe.
Një arritje e jashtëzakonshme për mesfushorin e talentuar, i cili shihet si e ardhmja e futbollit në një ndër repartet më të vështira. Camavinga, jo më kot një ndër futbollistët më të lakmuar nga ekipet “big”./abcnews