Prej një jave, fëmijë në disa pjesë të Uttar Pradesh në Indi, janë zgjuar me një temperaturë të lartë e të djersitur. Shumë prej tyre ankohen për dhimbje të kyçeve, dhimbje koke, dehidratim dhe marramendje. Në disa raste, një skuqje është raportuar që është përhapur në krahë dhe këmbë.
Të paktën 50 njerëz, kryesisht fëmijë, humben jeten nga ethet dhe disa qindra u shtruan në spital në gjashtë rrethe në Uttar Pradesh lindor. Të gjithë u testuan për COVID-19, por asnjë nga testet nuk ishte pozitiv.
Mjekët nga disa rrethe të prekura besojnë se shkaku kryesor i vdek jes janë et het e dengit, një infeksion viral që përhapet nga ka fshimet e mushkonjave, sipas “BBC”.
Shumë pacientë të shtruar në spital thuhet se kishin numër të ulët të trombociteve, qeliza të gjakut që ndihmojnë në mpiksjen e gjakut, e cila është karakteristike për një formë më të rëndë të etheve të dengit.