Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 në lagjen nr.1 në Sarandë. Duke luajtur me shokët, një 4-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ai është shoqëruar menjëherë në ambientet e spitalit pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën e ekektrike i kishte shkaktuar arrest kardiak. Por falë ndihmës së parë fëmija i ka shpëtuar vdekjes dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.