E trishtë; Zjarr në mushkërinë e Elbasanit, përfshihet nga flakët Krasta

Një zjarr ka rënë në kodrën e Krastës në lindje të Elbasanit dhe është përfshirë nga flakët pylli me pisha. Një zjarr masiv ka përfshirë sot dhe kurorën e gjelbër në Kodër Krastë në Elbasan. Paraprakisht, dyshohet se ky zjarr ka qenë i qëllimshëm, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve.

Pothuajse çdo vit kjo zonë po digjet dhe në të gjitha rastet zjarret kanë qenë të qëllimshme. Mjetet zjarrfikëse nuk arrijnë dot në vendin e zjarrit. Në vendngjarje po punohet me pompa krahu.