E trishte/ Gjendet i pajetë në makinë 24-vjeçari, dyshimet e para

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku është gjetur i pajetë një 24-vjeçar. Policia njofton se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç.

Dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Më datë 11.11.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia