E rindërtuar pas 55 vitesh, mediet e gjirit jehonë Xhamisë së Ballies në Elbasan

Mediet e huaja i kanë kushtuar artikuj hapjes së Xhamisë së Ballijes në Elbasan në ditën e Kurban Bajramit, 3 ditë më parë. Dubainewstyle shkruan se myslimanët e Shqipërisë festuan hapjen e Xhamisë së Ballijes në ditën e Kurban Bajramit.

Xhami është rindërtuar pasi u shkatërrua nga autoritetet komuniste pas një dekreti të diktatorit komunist.

Dubaihospitalitynews shkruan se Xhamia është projektuar nga një arkitekt austriak,  ndërsa punimet e ndërtimit janë kryer nga një kompani vendase.

Xhamia e Ballies
Xhamia e Ballies

Procesi i ndërtimit zgjati tre vjet. Xhamia mund të strehonte deri në 1500 njerëz, ndërsa oborri i saj mund të strehonte gati 2000 njerëz.

Kur partia komuniste mori pushtetin në vitin 1945, në Shqipëri kishte 1600 xhami, 70-80 prej të cilave u shpallën si trashëgimi kulturore e mbrojtur. Megjithatë, autoritetet komuniste kanë rrënuar shumicën e këtyre xhamive duke lënë vetëm 22.

Xhamia e Ballies

Gulftourist.news shkruan se Xhamia e re i ngjan një kryevepre arkitekturore shumë moderne.