E rëndë në Elbasan/ Po i vendoste eksploziv një makine, por i shpërthen në duar, vdes 24-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen e Ish-Kombinatit të drurit në Elbasan. Një 24-vjeçar ka humbur jetën pasi i ka shpërthyer eksplozivi në dorë ndërsa tentonte tia vendoste një automjeti.

Dyshohet se një lëndë plasëse ka shpërthyer në duar duke i sjellë dëme të mëdha në trup dhe për pasojë humbjen e jetës.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.