Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë sot. Mësohet se shtetasi Erind Shuteriqi ka ndërruar jetë. Familjarët kanë thënë se i afërmi i tyre ka pësuar atak kardiak.
Shuteriqi ishte vaksinuar dje me vaksinën “Pfizer”, që të mbrohej nga Covid. Nuk është kryer ende ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes.
I riu nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.