E RËNDË NË ELBASAN/ E goditi klienti pas sherrit për një tavolinë, humb jetën kamarieri

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Gazment Kurmaku 50 vjeç nga Elbasani. Ai u godit pesë ditë më parë nga një klient në një kompleks në qytetin e Elbasanit pas sherrit. Lajmin wshtw bwrw i ditur nga faqja zyrtare nw facebook e restorantit ku kamarieri shwrbente.

POSTIMI I PLOTW I RESTORANTIT

Ka dorëzuar shpirtin në prehjen e përjetësisë, Gazment Kurmaku, një nga punonjësit tanë, një nga njerëzit e përkushtuar.  Pas një aksidenti fatal dhe një beteje disaditore ai nuk ka mundur t’ia dalë, nuk ka mundur të mbetet sërish me ne, për të ndërtuar ëndrrën e përbashkët.

Lamtumirë miku ynë!

Gaz tu prehtë shpirti të paqe! Zoti e shpërbleftë shpirtin tënd në mbretrërinë e parajsës. Do të na mungojë gjithmonë buzëqeshja juaj, zëri dhe njerëzorja juaj që kaq shumë dha përkushtim dhe mirësi.

Familjes së Gazit, të afërmve, miqve dhe kolegëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta.  Lutemi që Zoti u dhashtë forcë për të përballuar këtë ndarje të parakohshme me të dashurin e tyre. Me shumë dhimbje dhe keqardhje i gjithë stafi i Rozafës!