Monday , January 30 2023

E rende/ Dhunohet në banesë mjeku në Gramsh, në gjendje kome tek Trauma. Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në banesën e mjekut të familjes, Vladimir Shuli në qytetin e Gramshit.

Persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij ku e kanë dhunuar barbarisht dhe goditur me mjete të forta ku si pasojë e goditjeve ka marrë dëmtime të shumta në nofull, kokë dhe trup.

59-vjeçari është gjetur në gjendjë të rëndë nga të afërmit brenda banesës dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës ne Tirane.

Aktualisht mjeku sipas burimeve ndodhet ne gjendje kome dhe po lufton me jetën.

“Mbrëmjen e datës 30 nëntor, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit, për ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar në fytyrë, shtetasi V. Sh., 60 vjeç, me detyrë mjek.

Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension).

Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh.

Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera,” njoftoi policia.

Shuli ushtronte profesionin si mjek familjeje prej vitesh në qendrën shëndetësore në lagjen “Sporti”.

“Ora News”

Advertisement