Saturday , May 3 2025

E premtja vjen me temperatura të larta, dy qarqet ku termometri shënon 31°C

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore, ku pritet që termometri të shënojë deri në 31°C, veçanërisht në qarqet Elbasan dhe Berat.

Kushtet e qëndrueshme do të mbeten dominante deri pasdite, kur në skajet Verlindore dhe Juglindore do të ketë grumbullime vranësirash që mund të sjellin rrebeshe shiu dhe breshër lokal. Megjithatë, mbrëmja pritet të sjellë përmirësim të motit në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë përgjatë vijës bregdetare.