Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë procesit zgjedhor të 11 majit në Elbasan.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku shpeshherë qytetarët bënin të pavlefshme fletët e votimit me vizatime apo mesazhe të ndryshme, këtë herë raportimet për raste të tilla kanë qenë të rralla.
Një qytetar ka vendosur të mos votojë për asnjë parti politike, por të shprehë dashurinë për skuadrën e tij të zemrës, duke shkruar në fletë: “Forca Real Madrit.”
Fleta është shpallur e pavlefshme, por rasti ka tërhequr vëmendje dhe është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale si një shembull i mënyrave të ndryshme se si qytetarët zgjedhin të protestojnë apo të shprehen nëpërmjet votës së tyre.